AKTUALITET

Grabitja në Rinas, të kërkuarit i gjenden 50 mijë euro në frigorifer

22:23 - 22.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një shumë prej 50 mijë euro është gjetur dhe sekuestruar nga policia në frigoriferin e banesës së shtetasit me iniciale A.P,. i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Policia e Shtetit bën me dije se sasia e konsiderueshme e parave ishte mbështjellë me plasmas dhe ishte fshehur në frigorifer në banesën e të kërkuarit në qytetin e Elbasani.

Policia sqaron se bëhet fjalë për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 30 qershor të vitit 2016, ndërsa aksioni është në vijim të operacionit të koduar “Aeroporti”, operacion i cili synon dokumentimin e plotë me prova ligjore të grabitjes.

“Në Elbasan në banesën e shtetasit A.P, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme Eurosh. Paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer. Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 qershorit 2016”, sqaron Policia e Shtetit.

I kërkuari- Aktualisht, i kërkuar nga Interpoli është shtetasi Aleks Pepa nga Elbasanit. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, nën akuzën e të “grabitjes” dhe “krijimit të një grupi të strukturuar kriminal”.

Aleks Pepa, 42-vjeç, dyshohet si një nga autorët e grabitjes së mbi 1 milion eurove në ambientet e brendshme të aeroportit mesditën e 30 qershorit të vitit të shkuar.

Ka dyshime se 42 vjeçari ka luajtur rolin e shoferit gjatë grabitjes së paprecedentë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që ka vendi ynë. Dyshimet ndaj tij kanë lindur pas gjetjes së provave të ADN-së në paruken e gjetur në automjetin e djegur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.