AKTUALITET

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali/ Arrestohen 17 persona dhe sekuestrohen euro, kokainë dhe armë

17:35 - 01.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bandë, e cila kishte në përbërje shqiptare, afrikanë, italianë dhe holandezë është shkatërruar nga policia italianë. Në pranga të policisë janë vënë 17 persona, ku 5 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.




Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, grupi i trafikonte kokainë nga Holanda drejt Italisë, të cilën e fshihte në makina të modifikuara posaçërisht.

Grupi kishte baza në Bergamo, Trescore, Balenario dhe Montello. Policia ka sekuestruar 24 kg kokainë, 300 mijë euro cash dhe një armë. Në operacion morën pjesë rreth 100 policë. Operacioni i quajtur “Fontanella 2019” kishte nisur në shkurt 2019.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.