![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
30-vjeçari Ervin Selita u arrestua nga policia pasi tentoi të vrasë me pistoletë një nga pronarët e hotelit, Zeni Xhindi, sepse ky i fundit i kërkoi kartën e identitetit. Selita është një reper i njohur me emrin e artit si Vinz, ai është me originë nga Bulqiza dhe jeton në Londër.
Ngjarja nisi e kur Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij, pa i dhënë kartën e identitetit, por konflikti agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit.
Mësohet se Selita është pjesë e grupit Hellbanianz, që vepron në Britaninë e Madhe. Djem të rinj, që kanë pasion muzikën janë bashkuar në këtë grup që shtrihet në të gjithë Anglinë dhe është bërë i famshëm pas ekspozimit të armëve dhe drogës në rrjetet sociale. Një pjesë e tyre janë edhe në burgjet angleze, ndërsa shpesh është e paqartë se ku nis pasioni për muzikën dhe ku mbaron jeta prej të fortësh në rrugë.