AKTUALITET

Probleme me pasurinë/ KPK shkarkon gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi

10:31 - 03.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi. Shkak për shkarkimin e gjyqtares ishin problemet me pasurinë dhe paaftësia për të justifikuar me burime të ligjshme atë. KPK në qershor 2020 ngriti dyshime për mungesë burimesh të ligjshme dhe kontratë fiktive me një kredi të butë të Kondit.




Gjatë hetimit administrative, KPK gjeti se gjyqtarja ka kryer deklarim të pasaktë të kësteve të paguara për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 57 metër katrorë në Tiranë, me vlerë 39 mijë euro, në vitin 2004. Për blerjen e apartamentit, Kondi ka deklaruar se ka marrë dy kredi: një të marrë në “Alpha Bank” më 7 korrik 2005 në vlerën 2.5 milionë lekë dhe tjetrën nga fondacioni Besa në shumën 500 mijë lekë.

Gjyqtarja ka deklaruar se ka paguar në vitin 2004 12 mijë euro dhe në vitin 2005 vlerën 23 mijë euro kompanisë së ndërtimit. Sipas KPK, ajo nuk ka raportuar në deklaratën e vitin 2005 se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë në vlerën 4 mijë euro – si dhe pagesën në vitin 2006 të kësaj shume, që përfaqësonte këstin e fundit.

Relatorja u shpreh se “në një përllogaritje formale matematikore krijohen dyshime mbi vlerën reale të paguar prej 39 mijë euro.” Po ashtu, KPK gjeti se në vitin 2010, Kondi ka pasur balancë negative pasurie në vlerën 1.593.639 lekë, në të njëjtin vit kur ka shlyerjen kredinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.