Kronikë

“Isha i dehur, nuk kuptova çfarë kërkonin…” zbardhet dëshmia e reperit të Hellbanianz në polici

11:03 - 03.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet dëshmia në polici e reperit Ervin Selita, ose siç njihet me emrin e artit “Vinz” i cili qëlloi me armë zjarri drejt pronarit të një hoteli në Tiranë pas një konflikti që nisi me recepsionistin.




Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Panorama.al, Nikoleta Kovaçi, Selita është shprehur se ka qenë klient i përhershëm i këtij hoteli dhe në momentin e konfliktit, ai ka qenë i dehur.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici, ai thotë se nuk e di se çfarë po i kërkonin vajzës me të cilën shoqërohej. Selita pretendon se është provokuar nga pala tjetër, por nuk pati qëllim që t’i bënte keq njeriut.

“Nuk e di se çfare ka ndodhur! Kisha pire me pare dhe isha nen efekt alkooli! Se kuptova se cpo i kerkonin vajzes time! Kam vite qe e frekuentoj si hotel dhe ata me njohin shume mire! Ata me provokuan, por unë nuk pata qellim t’i beja gjë te keqe kujt! Nuk e di fiks se çfarë ndodhi” -është shprehur Selita në polici.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.