AKTUALITET

Nga Parlamenti tek Ambasada e SHBA-ve/ Zhvendoset protesta, banorët paralajmërojnë grevë urie

11:12 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorë të 4 lagjeve në Tiranë ishin mbledhur përpara Parlamentit për të protestuar prishjen e shtëpisë së tyre. Në protestë janë banorët e zonës së 5 Majit, të zonës së Laprakës dhe njëherazi banorët e Kodrës së Priftit dhe të Paskuqanit.




Sot ata janë bashkuar në një protestë para Parlamentit dhe kërkojnë transparencë për projektin që po zbatohet, i cili prek interesat e tyre. Qytetarët po kërkojnë shpjegime për shtëpitë që po u prishen nga projektet infrastrukturore dhe duan të dinë ku do të jetojnë.

Ndërkaq ata janë nisur për të protestuar tek Ambasada Amerikane në Tiranë. Protestuesit kanë paralajmëruar që do të futen në grevë urie nëse nuk i plotësohen kërkesat e tyre.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.