AKTUALITET

Presidenti Erdogan infektohet me COVID-19: Do punoj nga shtëpia

15:03 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rezulton i infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti.




Me anë të një postimi në Twitter, Erdogan ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv së bashku me gruan e tij. Në mesazhin e tij, Erdogan thekson se është mirë dhe se do të punojë nga shtëpia.

“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti Omicron. Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi,” shkruan Erdogan.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.