![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Banorët në zonën e “5 majit” në kryeqytet kanë përshkallëzuar protestat e tyre. Ata kanë dalë këtë pasdite, në kryqëzimin që të dërgon te “5 maji” dhe kanë bllokuar rrugën.
Në zonën e tregut shihet momenti që në tension e sipër, protestuesit përplasen me efektivët e policisë. Po ashtu, njëri prej tyre kërkon që protestuesit të ulen në rrugë dhe të vijojnë protestën në këtë formë. Kujtojmë që banorët e “5 majit” janë duke protestuar prej ditësh pasi janë kundër prishjes së banesave të tyre.
Ata kërkojnë nga qeveria që t’i rimbursojnë jo vetëm me sipërfaqet e ndërtesave, por edhe me sipërfaqen e tokës që kanë në përdorim. Nga ana tjetër, qeveria ka deklaruar se banorët do të rimbursehen, si ata që janë me legalizime, por edhe ata që nuk e kanë certifikatën e pronësisë. Kreu i Kadastrës, Artan Lame, deklaroi sot gjatë një takimi në Berat, se banorët e “5 Majit” dhe Unazës së Re, nuk duhet të kërkojnë rimbursim për tokën, pasi sipas tij ato nuk janë pronarë.