Kryesore

MINUTË PAS MINUTE/ Dita e gjashtë e protestës, nga Tirana në Shkodër. Qytetarët mblidhen kundër rritjes së çmimeve

17:33 - 14.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët shqiptar nisën pasditen e së hënës ditën e gjashtë të protestës së tyre kundër rritjes së çmimeve. Kësaj radhe, protesta në kryeqytet ka zgjatur më pak si dhe nuk ka patur përplasje mes civilëve dhe policëve si në ditët e tjera. Megjithatë, edhe pse në ditën e verës qytetarët nuk e kanë ndalur marshimin e tyre. Protesta kësaj here deri më tani rezulton vetëm në kryeqytet dhe në qytetin e Shkodrës.




Gazeta Shqiptare solli zhvillimet e fundit nga lëvizja mbarëkombëtare minutë pas minute:

PROTESTA NË TIRANË

17:20 Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë edhe këtë të hënë në orën 17:00 kundër rritjes së çmimeve. Protesta nisi nga Sheshi Skënderbej dhe më pas ata marshuan drejt sheshit përpara Kryeministrisë.

Të dielën qytetarët u mblodhën sërish dhe paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

17:31 “Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin!”- Aktivisti kundër paketës së rezistencës sociale: Qesharake! Rama u dha pensionistëve 30 mijë lekë, një bukë në ditë

Ka nisur dita e 6-të e protestës kundër rritjes së çmimeve në vend. Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë ambienteve të Kryeministrisë.

Në fjalën përballë protestuesve, aktivisti Migen Qiraxhi deklaroi se protesta do të vijojë deri në uljen reale të çmimeve.

 “Të dashur bashkëqytetar me rolexa, afrohuni, qytetarë me Iphone, afrohuni. Ja ku jemi në ditën e 6-të të rezistencës tonë. Në ditën e 6 të presionit qytetar ndaj këtij kryeministri të vetmuar, në ditën e 6-të të vetmisë së madhe. Në ditën e 6-të të një proteste që nuk i ka kryer asnjë dëm këtij qyteti, megjithatë kryeministri mbyllet me blinda.(LEXO MË SHUMË KËTU)

17:33  “Zoti e di çfarë kam hequr ato ditë”- Aktivistja e arrestuar nga policia në protestë i bashkohet tubimit, mesazh administratës

Aktivistja Gjyljana Bakalli e cila u arrestua katër ditë më parë në protestën e zhvilluar në kryeqytet ishte sërish sot në sheshin para Kryeministrisë pas lirimit nga qelia.

“Më vjen mirë që ju shoh të gjithëve duhet të jemi më shumë e më shumë. Zoti e di ca kam hequr ato ditë por s’kam për t’u dorëzuar. Ata policet janë vëllezërit tanë e më vjen keq për ta që duhet t’u binden ca kriminelëve”, tha ajo.

Aktivistja kishte dhe një mesazh për punonjësit e administratës shtetërore. (Lexo mesazhin e plotë këtu)

17:45  Nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm thirrje Qeverisë: Të ulet çmimi i karburanteve

Në protestën e kësaj të hëne, përpara Kryeministrisë fjalën e ka marrë edhe nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm Bujar Muço, i cili ka kërkuar nga Qeveria uljen e çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike.

“Jemi prekur shumë nga rritja e cmimit të karburantit. Jemi vendi që kemi cmimin e karburantit më të lartë në…” (Lexo më shumë këtu)

17:56 Protesta kundër rritjes së çmimeve, aktivistja shpërthen ndaj qeverisë: Kemi 30-vjet pa të drejta! Ju jeni fundërrina!

Një aktivistë e shoqërisë civile ka shpërthyer kundër qeverisë gjatë fjalës së mbajtur në protestën kundër rritjes së çmimeve.

“Ju jeni fundërrina ne jemi shqiptarë, ju jeni bastardë ne jemi shqiptarë”, tha ajo duke ju drejtuar maxhorancës qeveritare.(Lexo më shumë këtu)

18:09  “Jemi në luftë me Ramën dhe duhet ta fitojmë”/ Protestuesit në shesh: E gjithë Shqipëria të mblidhet, jetesa është bërë shumë e vështirë

Protestuesit në Tiranë kanë thënë se e gjithë Shqipëria duhet të jetë në shesh, pasi sipas tyre, jetesa është bërë shumë e vështirë. Njëri prej protestuesve, tha se ndodhet aty për vajzën e tij e vogël, që nesër, të thotë që nuk e la në baltë.

“Një baba më tha se në darkë ngre duart lart se nuk kam mundësi të plotësoj kërkesat e fëmijës. Një i moshuar më tha që nuk kam mundësi të marr ilaçet menjëherë. E gjithë Shqipëria, Tirana, duhet të jetë këtu, unë jam… (Lexo të plotë këtu)

18:27  “Ç‘është kjo jetë, si mund të jetohet kështu?!”- Kreu i shoqatës së të verbërve prek me fjalët gjatë protestës: Marrim 120 mijë lekë në muaj, si mund t’i përballojmë çmimet

Saimir Farici, përfaqësuesi i shoqatës “Shpresë për të verbrit”, e cilësoi si qesharake ndihmën prej 30 mijë lekësh të dhënë nga qeveria për kategoritë në nevojë dhe pensionistët. Farici u shpreh se aktualisht të verbrit marrin 120 mijë lekë përkrahje sociale nga shteti, duke e bërë jetesën të pamundur me rritjen e çmimeve.

“Unë Saimir Farici jam president i shoqatës “Shpresë për të verbrit”, jam këtu duke protestuar për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, të cilët në këto ditë të vështira…” (Lexo të plotë këtu)

18:37  “Je i pa ndalshëm, ti e rrite Shqipërinë”/ Studentja e nis fjalën me lavde për Ramën, protestuesit i heqin mikrofonin: Turp, provokim!

Protestuesit i kanë ndërprerë fjalën një vajze që nisi të fliste në manifestimin e zhvilluar përpara kryeministrisë. Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka merita për ngritjen e Shqipërisë, duke shtuar se ata nuk kërkojnë që ai të largohet. Në këtë moment kanë reaguar protestuesit, që… (Lexo të plotë këtu)

18:50 “Rama dhe policia t’i vendosin gishtin kokës”/ Nënë Liza në protestë: Dita e verës për ne është kur ul çmimet! Kryeministri nuk mund t’i dalë popullit përballë

Nënë Liza e zonës së “5 majit” i është bashkuar protestës së qytetarëve në ditën e gjashtë përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, ajo shprehet se për qytetarët nuk do të ketë ditë vere nëse qeveria nuk ul çmimet.

“Një nënë 78-vjeçare po sillet rreth rrënojave për ditë vere, ai bën koncerte. Jashtë na ka nxjerrë, në rrugë të madhe. Mos t’i vijë turp fare që dalim këtu. Unë jam 78 vjeç dhe…” (Lexo të plotë këtu)

18:55  Përfundon pas afro dy orësh protesta e qytetarëve para Kryeministrisë. Ja kërkesat e tyre

Ka përfunduar pas rreth dy orësh edhe protesta e kësaj të hëne, përpara Kryeministrisë. Qytetarët që kundërshtojnë prej gjashtë ditësh rritjen e çmimeve kanë thënë se qëndresa e tyre nuk do të ndalet.

Protestuesit lajmëruan se tubimi do të vijojë çdo ditë në orën 17:00 pasdite, ndërsa të shtunën në orën 11:00 paradite. Edhe këtë të hënë, qytetarët kërkuan nga qeveria që Qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimeve te karburanteve, energjisë elektrike dhe të ushqimeve.

PROTESTA NË SHKODËR

17:35  “Kundër varfërisë dhe shpopullimit”/ Nis protesta kundër çmimeve edhe në Shkodër

Ka nisur protesta e qytetarëve në Shkodër kundër rritjes së çmimeve në vend. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në pedonalen e Shkodrës, në fakt një numër pak më i ulët në krahasim me ditët e mëparshme. Me pankarta nëpër duar, ata kërkojnë reagim nga ana e qeverisë për të ndërhyrë në normalizimin e situatës.

“Motra e vëllezër, bashkohuni me ne në këtë protestë të mrekullueshme, kundër rritjes së çmimeve, kundër shpopullimit, kundër varfërisë, bashkohuni me ne” – thotë një prej qytetarëve.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.