“Arrest me burg” për Renato Milloshin. Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Renato Milloshin, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim. Pas 10 muajsh arrati, ai u vetëdorëzua dy ditë më parë, por nuk e pranoi akuzën për vrasjen e Elton Çiços, së bashku me Jani Alian, i cili ndodhet ende në kërkim nga policia. Sipas Policisë së Tiranës, Milloshi ishte personi që drejtonte mjetin me të cilin Jani Alia shkoi për të kryer krimin dhe u largua me po me të njejtën makinë, që rezultoi të ishte blerë vetëm pak ditë para ngjarjes. Milloshi në dëshminë e tij, dy ditë më parë, ka pohuar se që pas vrasjes së Çiços nuk ka komunikuar me Alian. Por, ai i ka dhënë informacione uniformave blu, duke iu pohuar se nga miqtë e tij, ka marrë vesh se Jani Alia ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Ndërkohë, sot Milloshi mohoi të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e Çiços.