Ish-gazetari Leon Molla është revoltuar ndaj klerit aktual, duke thënë se ky i fundit është i padenjë për ta udhëhequr në besimin e tij.
Për këtë arsye, ai është vetë-deklaruar i Sh’Kishëruar nga Kisha Katolike “deri në një moment që Kisha Katolike në Mirditë do të rregulloje gabimet e saj që ja ka përcaktuar Bibla e Shenjtë”.
Deklarata e plotë e Mollës:
Sot me datën 08. 04. 2022
Unë Leon Molla i datëlindjes 18.11.1984
Lindur në Malaj, Mirditë – Shqipëri
Pagëzuar në Kishën e Madhe të Kthellës Malaj, Mirditë me Kumbari Gjovalin Shqalshi dhe Marte Deda deklaroi publikisht me vullnetin tim të lirë:
Dorëheqjen nga Kisha Katolike.
Me motivacion:
Kleri aktual është i pa denjë të më udhëheqë pastërsisht në vullnetin e besimit tim, poashtu si Kishë nuk ka kryer dhe nuk po kryen detyrën e nevojshme që e ka me rregull Kishtar për Katolikizmin autokton Shqiptare.
Nga ky moment vetë-deklarohem i Sh’Kishëruar nga Kisha Katolike deri në një moment që Kisha Katolike në Mirditë do të rregulloje gabimet e saj që ja ka përcaktuar Bibla e Shenjtë.
Zoti na Ndihmoftë
Francë: 08. 04. 2022