LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Moti i keq ia bëri të pamundur, ankorohet pas dy orësh pritjeje trageti nga Brindisi në Vlorë

18:32 - 22.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas thuajse dy orësh në det të hapur ankorohet në portin detar të Vlorës trageti i linjës Brindisi-Vlorë.




Mjeti lundrues mbërriti në orën 15:30 në portin e Vlorës dhe për dy orë qëndroi në det të hapur, pasi ankorimi i tij ishte i pamundur për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Kujtojmë që pasagjërët kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det pas në orën 6 të mëngjesit u nisën prej Brindisit.

I imbarkuar prej mbremjes se djeshme ne tragetin e linjes Brindisi-Vlorë, për 77 pasagjerët ka qenë një udhëtim mjaft i lodhshëm.

Kanë hipur në traget prej mbrëmjes së djeshme, por vetëm sot në mengjes janë nisur drejt Vlores, ndërsa edhe në brigjet shqiotare kanë pritur për tu ankoruar për shkak të motit të keq.

Sipas pasagjerëve, ata kanë qëndruar rreth 20 orë në traget mes lodhjes së pritjes dhe udhëtimit ndërsa nuk mungojnë edhe ankesat që në kushte të tilla në traget mungon një mjek apo edhe duke renditur probkematika të tjera me te cilat kanë rënë ndesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.