LAJMI I FUNDIT

Kryepeshkopi Anastas Janullatos pret refugjatët ukrainas në Manastirin e Shën Vlasios (FOTO)

14:21 - 27.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka pritur refugjatët nga Ukraina, të cilët vizituan Manastirin e Shenjtë të Shën Vlasios në Durrës, të martën, më 27 prill 2022.




Refugjatët nga Ukraina u pritën në Durrës për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Kryepeshkopi i uroi mirëseardhjen dhe u informua për situatën në Ukrainë dhe për kushtet komode që u ka ofruar qendra e mikpritjes në Durrës.

Më pas ata u orientuan nëpër ambientet e kompleksit të manastirit dhe u njohën me historinë e tij. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri.

Kryepeshkopi u lut për përfundimin e luftës në Ukrainë, paqen dhe kthimin e sigurt të refugjatëve në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai u ofroi fëmijëve dhurata të ndryshme, të cilët patën kohë të lirë për t’u argëtuar me lojëra dhe aktivitete sportive të përgatitura nga stafi organizator.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.