AKTUALITET

Letra/ Zbulohet shkaku, pse e korrigjoi Berisha formularin e dekriminalizimit

19:26 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një prej deputetëve që ka kërkuar të plotësojë me të dhëna shtesë formularin e vetëdeklarimit është ish kryeministri Sali Berisha.

Berisha dorëzoi me 26 Maj 2016 në KQZ një kërkesë për ndryshimin e  të dhënave personale, me argumentimin se “nuk e kishte kuptuar ligjin”, pavarësisht se ai ka qenë një nga deputetët që e votoi ligjin në Kuvendin e Shqipërisë dhjetorin e vitit 2015.

“Për shkak të paqartësive të shumta që ka sjellë ligji, dhe për të bërë transparencë më të madhe kërkoj të plotësoj formularin e vetëdeklarimit duke shtuar edhe informacion sipas regjistrit të gjendjes civile,” shkruan Berisha në kërkesën e tij për KQZ, duke raportuar se në rubrikën “Gjeneralitete të Mëparshme” duhet të shënohet se në lindje ka pasur emrin Salih dhe datëlindje më 1.07.1944. Reporter.al shkruan sot se në formularin fillestar, Berisha ka deklaruar për ditë lindje 15 tetorin e vitit 1944 dhe emrin aktual të përdorur “Sali”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.