SPORT

“Shpresojmë për tre pikë ndaj Izraelit, ja çfarë kam folur me trajnerin Reja”, Broja: E ardhmja? Jam duke biseduar me…

14:49 - 08.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të ndeshjes së Shqipërisë ndaj Izraelit, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes në orën 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në konferencën për shtyp është shfaqur sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, i cili ka folur për këtë takim të rëndësishëm për kuqezinjtë:




Aspekti fizik – “Fizikisht jam mirë, kam pasur COVID-19. Tani jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje me ekipin.”

Barazimi ndaj Islandës – “Kemi luajtur mirë me Islandën, duhet të bëjmë më shumë.”

Ndeshja ndaj Izraelit dhe biseda me Rejën – “Shpresojmë për tre pikë ndaj Izraelit. Kam biseduar me trajnerin Reja më ka pyetur për problemet fizike.”

Performanca me Sauthemptonin – “Performancat e mira nuk kanë qenë në pjesën e dytë të sezonit. Unë luaj më mirë titullar sepse kam më shumë minuta, por këto janë vendimet e trajnerit.”

Presioni – “Nuk kam presion për të luajtur futboll. Kënaqem kur luaj futboll.”

E ardhmja – “Do të shohim për të ardhmen, tani jam te Çelsi. Jam duke biseduar me familjen dhe me agjentin tim.”, përfundoi Armando Broja./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.