SPORT

“Do të bëjmë blerje”, presidenti i nderit te Bajerni qetëson tifozët dhe “i mbyll derën” Levandovskit: Ai do të qëndrojë këtu

14:10 - 09.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i nderit të Bajernit, Uli Hënes, është përfshirë edhe një herë në debatin e transferimit të Robert Levandovskit, ndërsa ka premtuar se klubi do të bëjë blerje të bujshme.




“Mendoj se skuadra po punon shumë intensivisht dhe ekziston një shans i madh që të kemi një skuadër tërheqëse sezonin e ardhshëm, bashkë me Robert Levandovskin”, tha 70-vjeçari për “Sport1”.

“Nuk ka shkuar ashtu siç Leva dhe agjenti i tij në veçanti do të donin për momentin dhe është normale të zemërohesh. Por unë do t’u rekomandoja të gjitha palëve të ruanin qetësinë. Nëse nuk ke një alternativë për ta zëvendësuar dhe për momentin kjo duket e vështirë, unë do të këshilloja që ai të qëndronte edhe një vit”./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.