AKTUALITET

Tenton arratinë, prangoset në Kapshticë me 79 pako kanabis

08:42 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet një 45- vjeçar, banues në Maltë, pasi ështe kapur në Kapshticë me 39 kilogramë lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa.




45-vjeçari Ronald Galea është ndaluar tek tentonte të largohej nga Shqipëria me mjetin kamionçinë tip”ford” me targa HBQ412, ku në të cilën kishte fshehur drogën.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Në pjesën e dyshemesë të këtij mjeti, u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

79 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Kanabis Sativa.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për  veprën penale:  “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet  283/a dhe 22 i Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.