Napoli humbet shërbimet e sulmuesit Matteo Politano nga 2 deri në 3 javë. Italiani u dëmtua në ndeshjen me Milanin, por fillimisht u mendua që nuk bëhej fjalë për asgjë serioze, por më pas gjithçka u kuptua pas grumbullimit me Kombëtaren.
Sipas ekzaminimeve të bëra, bëhet fjalë për një problem në kavilje. Trajneri i Napolit, Lucciano Spalleti duhet të mendojë të gjejë një zgjidhje në repartin e avancuar, të paktën për periudhën që Politano do të jetë jashtë.
Shfaq Komentet (0)