AKTUALITET

“Prodhueseve të energjisë do tu vendosim taksën e luksit”/ Rama nga Kamza: Duhet vota juaj, ajo vendos se si do shkojnë punët

15:19 - 08.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe këtë vit, do të ketë një shpërblim për pensionistët në shumën prej 5 mijë lekësh të reja.




Gjatë një takimi që zhvilloi me gratë dhe vajzat e Kamzës, Rama tha se kjo nuk është një ndihmë shumë e madhe për ta, por i lehtëson diçka në fund të vitit.

Pjesë nga fjala e Ramës

Duke shkuar tek biznesi i vogël, që faktikisht ka të gjithë sistemin e shërbimeve për ju. Janë 460 milion euro që ne i kemi vënë në dispozicion të mburojës së abonentëve nga goditja e krizës së energjisë. Është një shumë e jashtëzakonshme por është gjëja e duhur. Nesër kemi diskutimin për buxhetin e vitit të ardhshëm, ne do kemi 2-fishin e buxhetit të këtij viti për vitin 2023. Kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë, e cila nuk është e lehtë për tu përballuar. Ato ishin një lloj ndjesie se do ikin, por ndodhi dhe kjo. Tani do mbrojmë më të dobëtit. Pagat minimale do të shkojë në 360 mijë të vjera mbase në 380 mijë në fazën e dytë të vitit tjetër. Do të vazhdojmë më rritjen e pagave, me ushtarkët, mjekët, të policisë, zjarrfikësit dhe patjetër që do të mbështesim pensionistët edhe pse buxheti është në kushte të vështira. Në fillim të dhjetorit do ti japim suport prej 50 mijë lekësh për fundin e vitit.

Për prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të vendosim edhe taksën e luksit. Ata e shesin energjinë në mënyrë të pa imagjinueshme as për atë në ditën më të bukur. Por ata nuk mund ta marrin fitimin e tyre për vete të tërë, por do t’ua japim familjeve në nevojë. Kemi vendosur një dyfishim të nënave me 2 fëmijë që janë të papuna. Nënat me 3 fëmije e lartë që janë pa punë do tu paguehen edhe sigurimet shoqërore. Të kesh tre fëmijë deri në 5 vjeç është më shumë se sa të jesh në punë. Do ta marrim ne pagesën e sigurimeve të tyre.

Të gjitha këto janë përpjekje të mëdha për një vend si Shqipëria. Vota vendos se si shkojnë punët nuk ka gabim më të madh se të gjithë janë njësoj dhe asgjë nuk ndryshon. Por po të ishim njësoj edhe 18 shkolla të reja që janë të standarteve europiane. Ato më parë ishin një tmerr. Çfaë ka ndryshuar? Ka ndryshuar fakti se vota ka shkuar si duhet. Të thuash që nuk votoj se s’ka rëndësi është gabim pasi nuk ka më zgjedhje idale për faktin se nuk ka zgjidhje ideale për asgjë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.