AKTUALITET

“Dramë shekspiriane në kanalin e Lamanshit”/ Berisha për largimin e të rinjve: Shqiptarët varfërohen në mënyrë të tmerrshme nga çmimet

17:42 - 08.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takim sot pasdite me Frontin e Shpëtimit Kombëtar në Partinë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek largimi i shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe.




Berisha e ka konsideruar dramë shekspiriane këtë situatë të krijuar në kanalin e La Manshit. Sipas kryetarit të PD-së, shkak i kësaj situate është bërë qëndrimi anti-shqiptar i Edi Ramës.

Berisha: Dramë shekspiriane në kanalin e Lamanshit, ku mijëra shqiptarë largohen për shkak të qëndrimeve, politikave jo humane, jo shqiptare të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ky është shpopullim marramendës i vendit. Tejkalon ritmet e shpopullimeve nga luftrat civile apo katastrofa të mëdha.

Mediat britanike në unison kanë bërë fjalë për largimin e shqiptarëve nga varfëria. Nëse shohim përtej saj, ne gjejmë dy gjëra. Ne gjejmë vjedhjen e fondeve publike të shqiptarëve nga qeveritarët si askund tjetër. Është kjo ajo që nuk lejon që rrogat e tyre, pensionet e tyre, ndihma ekonomike të rriten.

Për shkak të inflacionit bëhen më të ulëta nga viti në vit. Shqiptarët varfërohen në mënyrë të tmerrshme nga çmimet. Askund nuk ka borde komuniste përveçse në Shqipëri, ku kryeministri i lavdëron dhe i çon në qiell. Mban çmimet më të larta në Europë, ushqimet bazë janë 7-10% më shtrenjtë se sa mesatarja në Europë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.