![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 34-vjeçar i dënuar në Itali për vjedhje është arrestuar në Kurbin, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.
I riu me dy emra, Vis Lika alias Admir Rrika, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Njoftimi:
Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Firenze”, si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi:
-Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.
Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.