Kronikë

EMRAT/ Italia e kishte dënuar me burgim për vjedhje, vihet në pranga 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht! U kap në Kurbin

13:55 - 12.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34-vjeçar i dënuar në Itali për vjedhje është arrestuar në Kurbin, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.




I riu me dy emra, Vis Lika alias Admir Rrika, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Njoftimi:

Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Firenze”, si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi:

-Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.