AKTUALITET

Zetori i pret rrugën, aksidentohen rëndë katër kosovarë, një i vdekur

08:06 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit. Një zetor i ka prerë rrugën një makine në aksin rrugor në aksin Fushë Krujë – Laç, duke lënë të plagosur katër shtetasit kosovar që udhëtonin në automjetin tip “Golf”. Nga aksidenti mbetën të plagosur B.K 19 vjeç, D.S 18 vjeç, B.H. 19 vjeç dhe Sh.H 19 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tre të tjerët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit  shtetasi H.Z. 35 vjeç, banues në Krujë, cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, ata u përplasën me një zetor, i cili doli nga rruga dytësore dhe i preu rrugën mjetit. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalin e traumës. Sipas raportimeve të para njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Emrat e të plagosurve ende nuk janë bërë publik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.