AKTUALITET

Ishëm/ Largohet nga Shqipëria avioni “Pipper” i pilotit italian Guido Guidi

13:04 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas shtatë muajsh, avioni që pilotohej nga Guido Guidi është larguar nga grykëderdhja e Ishmit, ku edhe u rrëzua në një pistë të improvizuar, raporton Balkan Web.  Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se me urdhër të tyre, mjeti fluturues iu kthye kompanisë pronare “Aeroclub Savona”, pasi nuk shërbente më si provë në hetimin e nisur pas dyshimeve se në pistën e Ishmit kryhej trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, në rrugë ajrore.  Ndaj tri ditë më parë, përfaqësuesit e kompanisë në fjalë bashkë me ekspertët, mbërritën në Tiranë dhe pasi kanë marrë kontakt me prokurorët, çmontuan dhe larguan nga Ishmi mjetin fluturues tip “Piper”.

Më herët, Prokuroria për Krime të Rënda, kishte kërkuar nga Forcat e Armatosura, largimin e “Piperit”, por operacioni nuk ishte bërë i mundur për mungesë mjetesh dhe ekspertësh. Ndërkohë, disa javë më parë, nga Shqipëria është larguar edhe piloti Guidi, ndaj të cilit Gjykata caktoi masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën e 10 mijë eurove, me kushtin që ai të paraqitet në prokurori, sa herë është e nevojshme për rrethanat e çështjes. Nga ana tjetër, Prokuroria vijon hetimet për akuzën e trafikut të drogës në rrugë ajrore nga vendi ynë drejt Italisë, nga një grup i strukturuar kriminal. Deri më tani, hetimet nuk kanë dhënë rezultat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.