BLUETOOTH

A është ndarë nga partnerja e tij? Veprimi i fundit i Olsi Bylykut i jep fund zërave në lidhje me Eglin

11:45 - 05.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lidhja e aktorit të humorit Olsi Bylyku me Egli Tako ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë. Prej disa javësh tashmë, dyshja po përfliteshin se i kishin dhënë fund romancës së tyre disa vjeçare.




Duket se gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq.

E së fundmi zërat se ata nuk janë më bashkë i ka konfirmuar vetë Olsi në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Aktori i humorit u shfaq i vetëm në ceremoni ndryshe nga herët e tjera ku ai shfaqej në çdo event apo festë krahë partneres së tij.

Gjtihashtu në postimet e tij në InstaStory, këngëtari ka publikuar momente gazmore gjatë dasmës me miqtë e tij.

  

Kujtojmë se disa kohë më parë, Olsi tregoi gjatë një interviste dhe planet që kishte për të kurorëzuar dashurinë në martesë me Eglin.

“Do martohem si jo. Do të bëj dy dasma se është bërë si traditë. Një dasmë të madhe me fisin, këtë do ta bëjë babi, e paguan babi këtë se do të marrë mbrapsht qokat që ka çuar. E dyta do jetë për qejfin tim, do ta bëj unë, dasma e shoqnisë”- u shpreh ai asokohe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.