AKTUALITET

Fletë-arresti për Vangjush Dakon, reagon Paloka: Duhet të blinte fillimisht zgjedhjet lokale, pastaj…

19:18 - 06.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti Edi Paloka ka reaguar në lidhje me fletë-arrestin e lëshuar nga SPAK për ish-kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.




Ai ka deklaruar se urdhër-arresti është lëshuar pas përfundimit të zgjedhjeve, pasi fillimisht Dako duhet të blinte dhe manipulonte edhe këto zgjedhje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka shtoi se kryeministri Edi Rama u mundëson zyrtarëve të arrestuar që të dalin shpejt nga burgu, në këmbim të heshtjes së tyre, duke u siguruar edhe se pasia nuk do t’u preket.

“Një jave pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore. Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejte nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk jua prek askush. Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”. Kjo është drejtësia e reformuar”, ka shkruar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.