AKTUALITET

Gjenden 34 kg kanabis në Devoll, në kërkim autorët

09:23 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Policia Kufitare ka sekuestruar në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren të rrethit Devoll, 34 kg lëndë të dyshuar si narkotike kanabis sativa. Ndërkohë që menjëherë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga sa mësohet, janë gjetur 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 kg lëndë të dyshuar si narkotike kanabis sativa, të vendosura në dy çanta sportive. “Më datë 09.03.2017, nga ana e shërbimeve Operacionale të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vendin e quajtur ‘Vëntroku’, në afërsi të fshatit Tren të rrethit Devoll, në kufirin e gjelbër, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale; 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 kg lëndë të dyshuar si narkotike kanabis sativa, të vendosura në dy çanta sportive. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 283 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.