Kronikë

Pranohet kërkesa, bosi i krimit Igor Kukonov do të ekstradohet drejt Rusisë

14:20 - 14.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Rusisë për të ekstraduar shtetasin  rus, Igor  Kokunov, i cili akuzohet  për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.




Kujtojmë që 59-vjeçari kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta, por gjykata vendosi për ekstradim.

Vepra penale për të cilën akuzohet Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

Kush është bosi i krimit “Igor Kokunov”

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Vasya Bandit u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.