![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ditën e sotme Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, shtetasi L.L 19 vjeç, ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.
Pas verifikimeve të kryera me drogëtestues, ky shtetas rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi. Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë dhe arrestim i drejtuesit të automjetit nga policia rrugore e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Shfaq Komentet (0)