![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Valmir Hoxhaj, një i burgosur i përjetshëm është futur në grevë urie prej 5 ditësh, për shkak se e kanë transferuar nga burgu i Peqinit tek ajo e Burrelit.
Lajmin e bën të ditur gazetari Enver Doçi për Balkan Web.
I dënuari thekson se transferimi i tij është i padrejtë. Atij i është shprehur argumenti i transferimit se në burgun e Peqinit i rrezikohej jeta, por për Hoxhaj kjo nuk është arsye pasi sipas tij nuk është e vërtetë.
Ai shprehet se fillimisht e kanë transferuar në burgun e Reç të Shkodrës, por aty është mbajtur vetëm 24 orë, pasi më pas e kanë dërguar në Burrel, ku dhe po qëndron aktualisht prej disa ditësh.
Në letër gjithashtu i bëhet thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit të reagojnë për situatën e tij e të mundësojnë rikthimin e të burgosurit në Peqin, pasi aty ka dhe familjaret.
Nëse nuk i plotësohet ky kusht, Valmir Hoxhaj kërcënon për vazhdimin e grevës së urisë deri në vetëflijim.