Kronikë

Çifti shqiptar i vodhi të moshuarës pasuri me vlerë 500 mijë euro! Burrë e grua dënohen me 12 vite burg! Ja si u zbulua zhvatja e 82 vjeçares

15:18 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndihmëse shtëpiake e cila përkujdesej për një të moshuar 82 vjeç, së bashku me bashkëshortin e saj, arritën t’i vjedhin asaj pasuri me vlerë deri në 500 mijë euro. Krimi është bërë duke përdorur prokurën noteriale dhe vërtetimin e psikiatërve të cilat deklaronin se e moshuara kishte “pamundësi për të firmosur”, edhe pse gëzonte shëndet të mirë.




Gjykata e Apelit Penal të Selanikut, e përbërë nga 3 anëtarë, i shpalli fajtorë burrë e grua për mashtrim, teksa secili prej tyre do të vuajë 6 vite burgim.

Përsa i përket psikiatrit u dënua me 4 vite heqje lirie për bashkëpunim në mashtrim.

E gjithë skema u zbulua pas denoncimit të bërë nga të afërmit e të moshuarës pas vdekjes së saj në shtator 2017, kur u njoftua për prokurën për dhënien e pronave të luajtshme dhe të paluajtshme familjes, për ndihmësen dhe burri i saj.

Sipas aktakuzës, kishte pasur prokura të njëpasnjëshme që udhëzonin çiftin të menaxhonin llogaritë e saj bankare, të shisnin pronat e saj dhe t’i transferonin vetes shtëpinë ku jetonte 82-vjeçarja në qendër të Selanikut.

Tashmë me vendime të gjykatave civile u anulua testamenti me prokurë dhe kalimet e pasurive të paluajtshme. Në deklaratat e tyre tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.