Kronikë

“O paguaj, o vdis!” -Skandali i Onkologjikut, Tritan Shehu: Mjekët e personeli i ndershëm, viktima të këtij sistemi në kolaps

18:02 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me skandalin e Spitalit Onkologjik, ku disa mjekë nuk jepnin trajtimin e duhur mjekësor pacientëve të diagnostikuar me tumor dhe i drejtonin në klinika private.




Reagimi i deputetit vjen përmes një postimi në Facebook, i cili shkruan me irritim për shkak të këtij skandali “o paguaj, o vdis!”.

Sipas demokratit, ajo që ka ndodhur në këtë spital janë fryt i politikave antihumane të qeverisë.

Shehu ka shtruar e problemin e rimbursimit të barnave, e cila mbetet akoma një sfidë në shëndetësinë shqiptare, duke e lidhur kështu me korrupsionin.

Por përtej mjekëve të cilët përdhosën bluzët e tyre dhe figurat e tyre, deputeti Tritan Shehu është shprehur në fjalë të tjera se stafi mjekësor i ndershëm ka rënë viktimë e këtij sistemi në kolaps.

Reagimi i plotë

Ngjarjet ne Onkologji, pasoje e politikave anti humane te rregjimit.

Tentativat per te anatemuar tashti mjeket e personelin, jane pasoje e frikes se rregjimit nga e verteta.

Ajo cfare ndodhi aty vjen si pasoje e vendosjes “kokeposhte” te sistemit te shendetesise.

Te nje shendetesie thellesisht te varfer e anti sociale.

Ku dhe ato vlera te pakta perfundojne per PPP korruptive.

Jo ne funksion te qytetarit e pacientit, te larguar nga ata, me vendosjen e  tij ne funksion te interesave te atyre, qe nen genjeshtren “shendetesi falas” e kthyen ne nje sistem me moton:

O paguaj o vdis.

Ku vdes nga nje tromb cerebral nqs nuk paguan 30 mije E, ku duhet te presesh vite per nje proteze ose do te paguash per ate, ku vdekshmeria nga tumoret eshte 70% kundrejt realitetit 30% te BE.

Ku egziston nje amulli e vertete, ku onkologjia eshte krejt e amortizuar e mjeket vizitojne disa ne nje dhome, pacientet presin ne 40 grade nxehtesi, kemiot vijne me periudha, ku metodat moderne te trajtimit individual te tumoreve nuk aplikohen.

Ku medikamentet e sigurta gjenden vetem kontrabende se tregu, lista e rimbursimeve eshte mbushur me medikamente te origjines jo te sigurte, etj, etj.

Keto jane shkaqet e amullise se thelle, nxitese edhe e fenomeneve koruptive.

Dhe per te risjelle ne vlerat e funksionet e tij kete sistem te shkallmuar tashme..

Duhet permbysur ky rregjim, sepse ai eshte shkaktari e perfituesi i kesaj katastrofe.

Mjeket e personeli, qe ne teresi punojne me pasion e devocion jane edhe viktimat e ketij sistemi ne kolaps.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.