AKTUALITET

“Mbahej jashtë protokollit, nuk kishte kushte” / Dr. Adrian Hoti flet për skandalin te Onkologjiku: Jemi vendi i fundit në Europë që përdorim kobalto-terapi. U shkelën të drejtat e punonjësve…

13:30 - 29.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Doktor Adrian Hoti në një intervistë për News24, ka folur në lidhje me skandalin e fundit, atë në Spitalin Onkologjik ku disa mjekë drejtonin pacientët e tyre drejt privatit duke u marrë shuma të majme dhe duke shpërdoruar detyrën. Por nuk mbaron me kaq. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës u mësua se pajisjet në Onkologjik ishin jashtë funksionit dhe madje kanë vënë në rrezik jetën e pacientëve dhe stafit me rrezet mbi norma që lëshonin.




Konkretisht bëhet fjalë për pajisjen e kobaltit për të cilën doktori është shprehur se mbahej jashtë protokollit, nuk kishte kushte dhe mbi të gjitha nuk është mjeti më i mirë që të trajtohen këto sëmundje.

Po shkeleshin të drejtat e punonjësve sepse nuk u njoftuan mbi kushtet e punës, ku ka rrezatim apo ku jo”- theksoi ai, duke shtuar se pajisja ka një rrezatim që nuk mund të matet dhe ata që veshin anti-plumbin, kanë një mbrojtje por nuk janë absolutisht 100% të mbrojtur.

Kapsula nuk është krijuar që ajo të mbarojë aty ciklin, duhet bunkeri. Duhet të groposen dhjetëra metra nën  tokë sepse aktiviteti i tyre është i pambarimtë”– tha doktor Adrian Hoti.

 

Intervista e plotë:

“Personalisht nuk kam denoncuar! Kam kundërshtuar me aq sa më takonte nga pozita e pune, krijimin e një kabineti radioterapie në një dhomë të zakonshme spitalore.
Të punosh 20 vite në radioterapi, mëson shumë mbi punën, nivelin e mbrojtjes, rregulloret. Ne për fatin jo të mirë jemi vendi i fundit në Europë që përdorin kobalto terapi.

Në Shqipëri ekzistonte shkolla praktike për këtë pjesë. Kisha dëgjuar shefat më parë ku thuhej se si ishte procedura.

Në shtator të 2021, rutina ime ishte të shkoja në sektor. Po flitej për një ngarkesë kobalti që kishte ardhur. U transmetuar një emision që radioterapia po vihet në funksion. Mësova se kobalti mbahej jashtë protokollit. Ai nuk është mjeti më i mirë që të trajtohen këto sëmundje. Ka alternative të tjera.

Nuk e besova kur më thanë kobalti mbahej në një dhomë të zakonshme. Nuk kishte kushte.
Kur përdoret kobalti, ka disa parime në radioterapi e radiologji. Parimet kryesore për kobaltin janë që duhet të mbahet vetëm aq sa të nevojitet. Nëse për 3 muaj nuk e përdor lëndën, duhet ta largoj patjetër nga kabineti. Nuk justifikohet qëndrimi në pritje edhe nëse i ke kushtet.
Nga natyra nuk është e magazinueshme, është si sahat me rërë që shkarkon për 5 vite. Nuk është më i përdorshëm.

Nisa përpjekjet për t’i bindur se kjo që po bëhej ishte gabim, se gjithçka do të shkonte dëm sepse kur të bëheshin provat ata që na monitorojnë do të thonin stop.

Ndërkohë që vonohej çështja unë bëra përpjekjet e mia.Takova shefen e shërbimit, që është përfaqësuese e gjithçkaje në onkologji, nga ana administrative.
Më dëgjoi, nuk u bind. Më pas mendova ta bëj zyrtare, i dërgova një email adminstratores së Onkologjikut që mban përgjegjësi për çfarë funksionon secila dhomë.

Po shkeleshin të drejtat e punonjësve sepse nuk u njoftuan mbi kushtet e punës, ku ka rrezatim apo ku jo.
Kjo më shtoi dyshimin se çfarë po ndodh sepse unë nuk isha i huaj.
E-mailin ia çova Silvës, e cila për dy javë nuk e pa fare. Nga kjo heshtje iu drejtova drejtorit të QSUT të kohës, që brenda ditës ia delegoi dikujt tjetër.

Nuk mund të bëheshin gabime sepse kemi të bëjmë me ngjarje të rënda, me situata si ajo e Çernobilit.

Ajo ka një rrezatim që ne nuk e masim për momentin. Personi që merret me këtë çështje tha është nën normal e lejuara, pra rrezatim ka. Ti nuk e sh dhe aparatet që kemi nuk e matin, por edhe ajo e padukshmja në kohë të gjatë, sepse personeli  punon atje me vite, nuk jep garanci për mbrojtjen.

Ata që veshin anti-plumbin, kanë një mbrojtje por nuk janë absolutisht të mbrojtur.

Kapsula nuk është krijuar që ajo të mbarojë aty ciklin, duhet bunkeri. Duhet të groposen dhjetëra metra nën  tokë sepse aktiviteti i tyre është i pambarimtë.

Kobalti i 2021 është çuar dëm nuk vihet më në punë. Shpresoj që rrezatimi onkologjik të mos ketë ndodhur”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.