Kronikë

Momenti kur merr fund arratia e “kokës” së bandës së Shijakut! Banesa i rrethohet nga forcat RENEA, Astrit Avdyli vrapon për të shpëtuar! Dalin pamjet e arrestit

14:10 - 29.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalin pamjet e arrestimit të Astrit Avdylajt, “kokës” së bandës së Shijakut, i cili u vendos në pranga në banesën e tij ditën e sotme (29 Qershor).




Në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet momenti kur efektivët e RENEA-s dhe policisë së Durrësit rrethojnë banesën e tij në Shijak.

Ai tentoi të largohet duke u larguar nga pjesa e pasme e banesës, por u vendos në pranga nga RENEA.

Në momentin e arrestimit Astrit Avdylit iu gjet edhe një pistoletë.

“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të PolicisëDurrës dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, shkruan Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.