Kronikë

Akuzohen për p*rdhunim ndaj një 19 vjeçare, arrestohen dy shqiptarë në Itali. Njëri prej tyre i moshuar, e detyruan të konsumojë e kokainë

08:51 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë arrestuar tre persona në Perugia të Italisë,m teksa dy prej tyre janë me origjinë shqiptare. Ata janë denoncuar nga një 19 vjeçare me akuzën e përdhunimit.




Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët i përkasin moshës 34 vjeç dhe 69 vjeç, të cilët kanë kryer aktin e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur orët e mesnatës pas përfundimit të një feste, kur vajza ka qenë në kërkim të një taksie për të shkuar në shtëpi.

Ajo ka raportuar në polici se i është afruar i moshuari, i cili do e ndihmonte me numrin e një shërbimi taksie.

Me pretendimin se nuk kishte celularin me vete, 69 vjeçari arriti të bindë vajzën që ta ndiqte deri në shtëpi.

Pasi ka hyrë në banesë, 19 vjeçarja ka vënë re praninë e tre personave, duke përfshirë këtu dhe 34 vjeçarin.

Dy shqiptarët kështu kanë abuzuar seksualisht me të renë, si dhe bazuar në dëshminë e 19 vjeçares në polici, ata e kanë detyruar të konsumojë kokainë.

Pas dhunës ajo i është drejtuar Spitalit të Perugias ku pas ekzaminimeve u rekomandua që të qëndrojë nën kujdesin mjekësor për 20 ditë.

Ndërkohë në banesën ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale, policia ka gjetur kokainë dhe hashash, ndërsa personat e arrestuar u dërguan në polici.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.