Kryesore

Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar, Rama: Kjo rrugë është vendi për të parë me syrin imagjinar “Shqipërinë 2030”

20:58 - 30.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksi i ri rrugor Thumanë -Kashar, autostradë e Kategorisë A, është hapur për qarkullim.




Ky është segmenti i parë i Korridorit Blu që i paraprin tre kantiereve të tjera, Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dhë në fjalën e tij, ndër të tjera tha se kjo rrugë është një vend, ku të gjithë ata që duan të shohin me syrin imagjinar se cfarë është “Shqipëria 2030” të vijnë ta shohin.

Kujtojmë që në këtë aks, shpejtësia maksimale do të jetë 130 km/h si në asnjë aks rrugor tjetër të vendit tonë, e po ashtu do ketë një pagesë prej 210 lekësh për çdo automjet.

“Kjo rrugë është një vend, ku të gjithë ata që duan ta prekin me syrin e imagjinatës, çfarë është Shqipëria 2030 mund ta shohin, sepse brenda kësaj periudhe e gjithë rruga nga lart në Muriqan, deri në Vlorë do të jetë kështu, ky është Korridori Blu. Edhe korridori tetë do të jetë i përfunduar dhe rruga e vjetër e Ndroqit do të fillojë shumë shpejt, autostrada Tiranë Durrës do të zgjerohet, ajo e Ndroqit do të jetë turistike dhe me një qarkullim shumë të këndshëm” tha Rama ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.