AKTUALITET

Video/ Operacioni “Patriot, pranga dy grabitësve të parave në rrugën e Rinasit

15:00 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dy persona janë vënë në pranga të policisë, të cilët dyshohet si pjesë e bandës së grabitësve të parave të bankave ne rrugën e Rinasit. (në foto)

Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasit Aleksander Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë si dhe Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë. “Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit”, – ka njoftuar policia.

I arrestuari Aleksandër Murataj është vëllai i Admir Murataj,  i dyshuari kryesor si kreu i grupit të grabitësve të parave në segmentin Qafë Kashar-Rinas. Gjithashtu, i arrestuar është edhe vëllai tjetër i tyre Cen Murataj.

Mësohet se Aleksandër Murataj së bashku me Ditjon Memlikaj (ish-Komando) Neim Avdulaj ish-Komando) dhe Ernest Kupën, ka bërë pjesë në “grupin që sulmuan dhe grabitën 3.2 milion dollarë të një banke të nivelit të dytë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të operacionit “Patriot”, më datë 14.03.2017, nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim: –

Aleksander Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë – Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë deri më tani. Ja kush janë;

Fation Xhyliu, 33 vjec, lindur në Lushnjë banues në Tiranë, ish- punonjës  në Shpsf “Rogat”

Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake

Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish- ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë

Admir Çerpja 35 vjeç, banues në Bathore Tiranë

Aleksander Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë

Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë

Që prej muajit shkurt policia ishte vënë në kërkim të tre personave të tjerë, ish-të dënuar në Greqi, miq të Admir Muratajt e Klement Çalës. Ata ishin shpallur në kërkim policor si të dyshuar për grabitjet e ndodhura më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.

Emrat e tyre nuk u bënë të ditur, për shkak se ishin ende në proces verifikimi dhe po kërkoheshin prova konkrete për përfshirjen e tyre në ngjarjet e ndodhura në rrugën Tiranë- Rinas.

Për Policinë e Tiranës nuk ishte rastësi përfshirja e disa ish-të dënuarve në Greqi, në dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. Madje, duket se gjithçka ishte planifikuar nga ata, të cilët përfshinë edhe persona të tjerë në grup për realizimin e vjedhjes së miliona eurove.

Një analizë e imtësishme është bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku duket se u gjetën elemente shumë të ngjashme të grabitjes së 1 milion eurove në bankën e Larisas, në Greqi, me grabitjen e rreth 7 milionë eurove në dy bankat në Tiranë.

Pasi u analizuan të gjitha elementet e ngjarjeve në Greqi e në Shqipëri, rezultuan thuajse identike sa i përket organizimit, mënyrës për të kryer goditjen, por edhe faktit se “aksioni” i grupit synonte vlera të mëdha monetare, nga 1 milion euro e lart.

Pasi ky grup u largua nga Greqia, atje nuk ndodhi më ndonjë grabitje e përmasave të tilla. Nga ana tjetër, edhe materialet e mbërritura nga autoritetet greke ndihmuan shumë, jo vetëm në zbulimin e grupit, por edhe hetimin e ngjarjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.