BLUETOOTH

Dori Hibroj: Në Shqipëri muzika është kthyer në biznes, ja si ia kam dalë të veçoj këngët e mia nga produksionet e tjera

12:02 - 03.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ajo e ka prekur magjinë e skenave të mëdha në Shqipëri, që para disa vitesh, ku është pikasur për talentin dhe pasionin e jashtëzakonshëm me të cilin këndonte. “Ethet e së premtes”, si dhe kompeticioni muzikor “X Factor”, asokohe, patën sjellë performancat live të saj dhe energjinë që zotëronte skenën në çdo kohë. Dori Hibroj vjen në një rrëfim për pasionin që i ka dedikuar jetën, bashkëpunimet me mjeshtrin Edi Balili, si dhe detaje të tjera, që nuk i ka bërë më parë publike. Për të tregu muzikor nuk ka më vlerat e dikurshme. Dori thotë se arti është kthyer në biznes.




Kënga jote e fundit ka qenë një bashkëpunim me titull “Vajza si flutur”. Po ecën mirë në tregun muzikor? Çfarë pretendimesh ke për këtë këngë, pasi nga klikimet duket që janë pëlqime reale?

Për sa i përket këngës sime të fundit është një bashkëpunim me këngëtarin Edmond Grembi nga Myzeqeja. Një këngë lozonjare me thelb nusen e bukur si flutur. Sa i përket pritshmërive, e mira s’ka fund, por rëndësi ka të pëlqehet nga publiku.

Ke kënduar edhe një kover në mos gaboj, çfarë të shtyu të rikëndosh “Adagion” e Lara Fabian?
Muzika e lehtë, në fakt, më ka shoqëruar që në fëmijëri në festivale fëmijësh ku kam marrë çmime të para të dyta. Kam qenë pjesë në audicione të ndryshme tek “Ethet e së premtes” ku dola në 10 më të mirë. Më vonë te “X factor” ku dola në 8 më të mirë. S’e di pse më depërton në vena si oksigjen. Me muzikën e lehtë marr frymë. “Adagio”, “Je taime” e shumë e shumë të tjera perla i performoj me shumë kënaqësi.

Ti merr mësim nga mjeshtri i muzikës shqiptare Edi Balili apo jo? Si është të punosh dhe të të vlerësojë apo kritikojë vetë Edi Balili?
Në fakt, të flasësh për Edi Balilin do duhet një jetë. Është arti vet i mishëruar të ai

Kushdo që ka pas fatin të jetë në studion e tij muzikore apo në akademinë e tij “Muza Akademi” e ka ndjerë veten se gjithmonë ka shumë për të mësuar sepse muzika s’ka fund. Për sa i përket studimeve unë kam mbaruar “Liceun Artistik” Naim Frashëri në Vlorë.

Sipas teje, cila është rruga më e sigurtë drejt suksesit?
Rruga e suksesit, punë, disiplinë edhe pse suksesi i vërtetë është kur depërton në zemër e popullit megjithatë kam akoma shumë për të bërë.

E konsideron muzikën të gjithë jetën tënde?
Muzika është oksigjen për mua është qetësi shpirtërore, aty gjej veten time ndihem e plotësuar. Jam shumë e dashuruar me muzikën.

Mendon se ky është momenti i Dorit?
Momenti s’mund ta them këtë ka shumë po shumë për të bërë. Por, për fat të keq dua ta theksoj që është shumë e vështirë sepse arti në Shqipëri është bërë biznes. Nuk është zëri që të çon drejt suksesit për fat të keq këtu por të tjerë elementë që dihen më së miri e s’është nevoja t’i përmend. Nuk ka më krijimtari artistike të gjitha këngët njëlloj, tekstet të dua, më do etj etj, më vjen shumë keq, por megjithatë mbijetoj.

Në ç’gjendje të fut kënga kur e interpreton?
Jam krejtësisht në tjetër botë…Më udhëton shumë larg, notat më depërtojnë në shpirt e unë këtë ndjesi që marr mundohem ta përcjell.

Kush mendon se e dëgjon muzikën tënde?
S’mund ta them me saktësi, por mendoj se çdokush që i pëlqen zëri im mendoj se e dëgjon me kënaqësi.

Ty vetë, çfarë të frymëzon?
Muza ime, në fakt s’është vetëm një gjë. Varet një ditë më frymëzon trishtimi një ditë tjetër një copëz lumturie, herë-herë natyra frymëzimi thjesht të pushton dhe kaq!

Sipas teje, çfarë ka më shumë rëndësi në jetë?
Për mua në jetë ka shumë rëndësi mbi të gjitha shëndeti se pa të normal që nuk arrin asgjë. Përtej tij do thosha familja e mbi të gjitha të jesh njeri i mirë.

Çfarë raportesh ke me këngëtarët/et e tjerë/ra?
Jemi në një botë aq të bukur, por dhe aq konkurruese. Mund të them që me pjesën me të madhe të artistëve kaloj shumë mirë edhe pse kudo ka dhe ndonjë smirush (shaka).

Cila është e veçanta e asaj që bën ti?
Mendoj se çdo këngëtar ka stilin, timbrin, ngjyrën e vet të zërit. Mënyrën e tij të performuarit dëshirën pasionin, por mbi të gjitha ajo që të diferencon së tepërmi është se nëse je talent atëherë pjesa e veçantisë duket qartë!

Si ndihesh pas çdo vlerësimi në koncerte apo mbrëmje të ndryshme ku je e ftuar?
Kjo është një nga kënaqësitë më të mëdha. Ndihem mbi re edhe pse mund të kem tërë natën që këndoj e ka lind dielli, më ikën gjithë lodhja më mbushet zemra. Vlerësimi publikut i popullit është lumturia ime më jep forcë për të punuar e vazhduar më tej!

Nëse përballë do të kishe veten, cilën pyetje do t’i bëje të parën dhe cilën nuk do t’ia bëje kurrë?
Kjo është pyetja me e bukur. Pyetja që do i drejtoja vetes do ishte: A do dilte kjo intervistë kaq fantastike pa pak shaka brenda?! (qesh) Dhe pyetja që s’do doja t’ia bëja vetes është “Pse u largua kaq i ri babi nga kjo botë”?

Do të të shohim me bashkëpunime të tjera në të ardhmen apo do të vazhdosh solo?
E theksoj që do këtë projekte të tjera, por them të presim momentin se po i thashë s’më realizohen. (qesh) I kam pothuajse gati 2 të tilla, kaq mund të them. (qesh)

Në fund, do të shtosh ndonjë gjë që na ngeli pa thënë?
Faleminderit për këtë intervistë të këndshme dhe sa më shumë suksese!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.