AKTUALITET

Ismail Beka nga GIZ: Zonat rurale të preferuara nga turistët e huaj dhe vendas. Kemi parqe të mrekullueshme të natyrës

21:17 - 29.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Alert” në News24, Ismail Beka nga GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim) ka folur për elementët që ndikuan në zhvillimin e zonave rurale.




“Shqipëria e filloi logon e vet të promovimit “Shqipëria, sekret i fundit”. Ishte logo e mirëkuptuar për çdo turist, Shqipëria ishte e pazbuluar, sidomos zonat rurale dhe pasuritë që fshihnin. Në kuadër të zhvillimeve pas krizës së ’97 u rimendu për turizmin, si mund të fillohej me projekt pilot dhe sfidat në zonat me potencial më të lartë. Zhvillimi në Alpe ishte shumë më i shpejtë në krahasim me zhvillimin në Shqipëri. Sot kemi shtigje e destinacione që u bënë pjesë e operatorëve turistikë dhe produkte turistike komplekse. Kemi natyrë të mrekullueshme e cila na ka ofruar mundësi që shtigjet të lidhin vendet me njëra-tjetrën. Nevojitej trajnim i guidave, që t’u tregonin rrugën turistëve dhe të ishin të sigurt si dhe një marketing i mirë i produkteve turistike. Kemi parqe të mrekullueshme të natyrës. 3 elemente ndikuan në zhvillimin e Thethit, shtigjet turistike, guida dhe ambienti i përshtatshëm. Kishte ambiente dhe standard minimalist, por i preferuar nga turistët, të cilët nuk rendin pas këtyre zonave për të gjetur luksin. Me rëndësi ishte promovimi i ushqimeve dhe trajnimi i stafit për turistët”-tha Beka.

Ismail Beka kishte një apel ndaj shtetit, për të qenë më prezent në këto zona duke ofruar edhe shërbim veterinar falas.

“Gjatë verës, në mjaft zona është arritur që të ketë shërbim infermerik në 24 orë dhe pajisje minimale, për t’u dhënë ndihmën e parë. Një model mbetet reagimi i banorëve të zonës ndaj turistëve, ku ka trajnim të specializuar dhe vullnetar. Shteti duhet të ofrojë shërbimin veterinar falas, i cili duhet të jetë prezent në këto zona.”-u shpreh Beka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.