BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Kur Olldashi ushtronte pasionin për motorët

12:00 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim, pasioni i Olldashit për motorët





Pasioni i Olldashit për motorët

Rruga e asfaltuar përbri rezidencës qeveritare në Durrës, mund të jetë një pistë ideale për një garë me motora. Dhe në fundjavë, mes djelmoshave që shprishin qetësinë e zones, ku pushojnë politikanët u duk së fundmi edhe ministri Sokol Olldashi. Në fakt askush nuk e ka ditur se motorrat janë një prej pasioneve të tij, që duket se e ka zanafillën qysh në rininë e tij të hershme. Përveç zhurmës që la pas motorri në asfaltin e lagësht, ai ishte pozicionuar mbi dy rrota, si një rebel nga ata të viteve ’70 me floknajën e shpupurisur nga era. Por në fakt argëtimi i tij nuk ka qenë vetëm kaq. Duket se ai ka preferuar të kalojë më shumë kohë mbi rërë, ndryshe nga ajo që bëjnë të gjithë pushuesit e tjerë: një lexim të shkujdesur librash apo gazetash. Ministri ka preferuar të luajë futboll një mënyrë kjo për të shkrehur gjithë rutinën e muskujve, mpirjen e të cilave e ka ndjerë prej kohësh pas skrivanisë së tij në ndërtesës buzë bulevardit të madh.
Pasioni
Mbi një motor me drita të ndezura dhe një imazh aspak ministror, ka parakaluar në asfaltin e rezidencës qeveritare, mbrojtësi i rendit dhe qetësisë publike. Ministri Sokol Olldashi në fundjavë ka preferuar të vishet si një plazhist i zakontë në pamje të jashtme, edhe pse me rroba firmato. Duket se ai më në fund ka gjetur vendin e duhur për të ngarë dhe dëgjuar zhurmën uturitëse të një motori që e ka parë vetëm tek vartësit e tij me uniforma blu. Ishte veshur si për një garë verore motorash. Një T-shirt të hapur, pantallona të kaltra sipër gjurit dhe shapka, aq që moshatarët e tij që ndjekin modën nuk do t’i kishin vënë kurrë në këmbë. Ai ka shtrënguar fort dorezat e gazit dhe motori megakubikësh ka picëruar veshët e atyre pak pushuesve që ndodheshin aty. Por sigurisht para se të merrte me vrik startin, ai ka dëgjuar edhe ca këshilla të domosdoshme, nga një prej bodigardëve të tij. Fundja kot nuk thonë “motori të ha edhe kokën”. Skena është ndjekur nga të gjithë dhe kanë ndjerë në veshë sesi zhurma që ka qenë si një tërmet në rezidencën qeveritare, derisa Olldashi është zhdukur mes palmave që varnin krahët deri në asfalt.
Futbolli
Për ministrin e Bren-dshëm, sporti në plazh zë vendin e parë, sigurisht edhe pas adrenalinës që dhuron një udhëtim mbi motor.
Aty në rezidencën e rrethuar, Olldashi nuk mund të gjente si bashklojtarë më të mirë sesa bodiguardët e tij dhe ata nuk i kanë bërë fjalën dysh, teksa u u ka kërkuar atyre të luajnë një ndeshje futbolli, nga ato me porta të vogla.  Ministri ishte vërtet i zoti në futboll, por i ka rënë për hisë të luajë në rolin e portierit dhe të presë shkelimet e forta të bodigardëve të tij. Djemtë shtalartë dhe me musklaturë perfekte, guximin realisht mund ta ketë për të mbrojtur ministrin, por në këtë situatë kurrsesi për të bërë gol ndaj eprorit të tyre, prandaj edhe kanë preferuar të bëjnë një lojë jo fort agresive, siç ndodh rëndom në futboll. Dhe në fund, pas djersës së derdhur, pa pikë dyshimi që ministri do të ishte fituesi. Një fundjavë me finale, ministrin kampion.

Një kafe me ministrin e Brendshëm
Nëse për dikë ministrat e kabinetit Berisha mund të duket se jetojnë larg qytetarëve, në fakt është ndodh e kundërta. Mes disa ministrash, Olldashi mbetet një frekuentues i rregullt i kafeneve të kryeqytetit. Në orët e para të ditës, sigurisht kur ai nuk ka preokupime të tjera, atë mund ta gjesh duke gjerbur kafen e mëngjesit pak metra larg shtëpisë së tij, shumë afër televizionit “Klan”. Bodigardët që në fakt duhet të bëjnë punën e tyre, qëndrojnë pak metra më tutje nga tavolina e ministrit, aty ky syri i tij nuk mund t’i arrijë për t’i lënë të tjerëve të kuptojnë se edhe pse ka në dorë gjithë policinë, ai nuk i “mobilizon” ata për sigurinë e tij. Ajo që ndoshta është më e veçantë, mbetet fakti se Olldashi nuk i shqetësohet edhe kur votuesit i ulen drejt e në tavolinën e lokalit kur ai rrufit kafen, për të qarë ndonjë hall mes të shumtave që u shprishin humorin e shqiptarëve.

Ky shkrim u botua më 2 Shtator 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.