AKTUALITET

Grabitet me armë një firmë private, hajdutët marrin 10 milionë lekë dhe serverin e kamerave. Rojet: Ja ku ishim

10:03 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, te një firmë private në autostradën Durrës-Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, tek një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy persona të pa identifikuar.

Uniformat blu kanë sqaruar se ata kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 10 milionë lekë të vjetra, si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.

Lidhur me këtë ngjarje, rojet kanë dëshmuar në Polici, se në momentin e ngjarjes ata kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë konstatuar gjë. Por thanë se dyshuan, pasi panë se ishte shkëputur sistemi regjistrues.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.05.2017, rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, tek një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy shtetas të pa identifikuar, të cilët kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, (10 milionë lekë te vjetra), si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.