BLUETOOTH

Dalin fotot, Lupçe e ka tradhtuar disa herë Katerinën

09:04 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Për 90 ditë Katerina dhe Lupçe na kanë bindur se brenda lojës janë çifti më jetëgjatë dhe më kompakt. Nëntëvjetorin e lidhjes së tyre, çifti e kaloi në shtëpinë e “Big Brother” duke u betuar për dashuri të përjetshme. Por duket se jashtë nuk kanë munguar as gojët e liga që kanë zbuluar jetën e ish-banorëve para se të preknin famën. ‘Online’ është publikuar fotoja dhe mesazhi i një vajze, që pretendon se ka pasur një lidhje paralele me Lupçen dhe se djali nga Korça nuk e ka tradhtuar veç njëherë Katerinën. “Si na e shesin këta të ‘Bigut’ Lupçen, si i dashuruari i shekullit… Ai nuk ka bashkëjetuar me Katerinën asnjëherë, thjesht janë 2 persona që jetojnë në Tiranë, kurse gjatë verës gjithsecili në shtëpitë e veta… Lupçe e ka tradhtuar sa e sa herë Katerinën e ajo herë e merrte vesh, herë jo dhe s’e kuptoj si e ka falur. Unë kam fjetur me Lupçen disa herë. Ja po u dërgoj edhe një foto, por ju lutem mos e bëni publike foton. Thjesht dua që këta të Bigut të mos e shesin si njeriu më i dashuruar i shekullit”, shkruan një vajzë për “Shqipëria Ime”. Mbetet për t’u vërtetuar nëse ky mesazh është i vërtetë, apo është një shaka e hidhur nga dikush që nuk e ka fort për zemër çiftin.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.