Kronikë

“Babai tha se e kishin dhunuar në polici”, rrëfehet vajza e 47-vjetarit që u vetëvar në Shkodër

14:32 - 29.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romina Kallami, e bija e e bija e 47 vjetarit Ardian Kallami që u vetëvar dje në Vaun e Dejës ka treguar bisedën e fundit me të atin.




Ajo rrëfen se babai i saj është shprehur se ishte dhunuar nga policia duke i bërë presion për të pranuar vjedhjen.

“Babai tha se e kishin dhunuar në Polici dhe e kishin detyruar e bere presion të pranonte vjedhjen”.

Ardian Kallami i kishte thënë së bijës do të bënte vetëgjyqësi, pasi ishte thirrur disa herë në Komisariat në lidhje me vjedhjen e ndodhur pranë shtëpisë së tij.

“Kontaktet e fundit me te ishin pak minuta para ngjarjes, me tha se ketu nuk ka as shtet, as ligj, asgjë. Babai me tha s’jam fajtor, s;kam vjedhur asnjë banese”, rrefen Romina.

Ardian Kallami u shoqërua të shtunën nga policia, me dyshimin e grabitjes së një banese në Vaun e Dejës, por më pas u lirua, ndërsa të hënën u thirr sërish duke u marrë disa orë në pyetje.

Pas daljes nga komisariati ai u gjet i vetëvarur në banese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.