AKTUALITET

Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, shqiptarja darkon përkrah tij

10:19 - 14.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë darkë ishin të ftuar shumë zyrtarë të lartë, në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.




Ajo që bie në sy është se Çitaku ka darkuar pikërisht përkrah presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj”, ka shkruar Vlora Çitaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.