AKTUALITET

Tabelat e plota/ Zbardhen pasuritë e KLGJ. Shtëpi në Tiranë e bregdet, toka e garazhe

15:23 - 13.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Zbardhen pasuritë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Prona në Tiranë e bregdet, shtëpi të parë, të dytë e të tretë, garazhe, makina në pronësi, të ardhura nga paga e honorare janë të ardhurat që disponojnë të zgjedhurit e institucionit kushtetues, i cili u krijua me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në vitin 2016 si pjesë e paketës ligjore për reformën në drejtësi. Të dhënat janë marrë përmes aksesit në informim në deklarimin të bërë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe janë publikuar nga “Open Data Albania”.




Bie në sy fakti se anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe familjarët e tyre zotërojnë deri në 13 llogari bankare në euro, lekë e dollarë. Në listën e KLGJ-së ka edhe anëtarë që nuk kanë prona të patundshme, por jetojnë vetëm të ardhurat nga paga. Këshilli përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë i zgjedh Kuvendi nga radhët e juristëve jogjyqtarë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron funksione të emërimit, vlerësimit, ngritjes në detyrë dhe transferimit të gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Gjithashtu, ky këshill vendos masa disiplinore ndaj gjyqtarëve. Ky këshill drejton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punës në administratën e gjykatave, me përjashtim të mbarëvajtjes së strukturave të teknologjisë së informacionit në gjykata, e cila rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli propozon dhe administron buxhetin e tij dhe të gjykatave dhe informon publikun e Kuvendin për gjendjen e sistemit gjyqësor. Në deklaratat e pasurive bie në sy rritja progresive që kanë pësuar asetet e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor në harkun kohor të 10 po 12 viteve të fundit. “Gazeta Shqiptare” publikon deklaratat e pasurisë në vitin e parë kur subjektet janë bërë objekt deklarimi dhe deklaratën e fundit që kanë dorëzuar në ILDKP-i, në bazë të ligjit për funksionarët e shtetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.