Kronikë

Video/ Banesa u përfshi nga flakët, zbulohen detaje të reja nga ngjarja ku humbi jetën 2-vjeçari

16:58 - 17.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur, nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku një banesë u përfshi nga flakët dhe si rrjedhojë humbi jetën 2-vjeçari.




Mësohet se fëmija i mitur ka qënë duke u ngrohur afër sobës që ishte ndezur në një dhomë të improvizuar brenda kasolles. Më pas fëmija është asfiksuar nga tymi, pasi rreth sobës kishte mbeturina të cilat kishin marrë flakë.

Zjarrfikësit sapo kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur fëmijën e asfiksuar pa shenja jete të stukur poshtë divanit.

Thuhet se prindërit kanë ndezur zjarrin dhe nga pakujdesia e prindërve kanë marrë flakë mbeturinat. Familjarët kanë dalë jashtë dhe kanë parë tymin pasi dalë nga dritaret dhe e kanë pasur të pamundur që të shpëtojnë të miturin.

Ndërkohë policia po heton mbi ngjarjen e rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.