Kronikë

Vritet dhe hidhet në kanal 20-vjeçari shqiptar (detaje)

18:57 - 17.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas shqiptar me inicialet E.M, 20 vjeç është gjetur i vdekur  mëngjesin e sotëm, në Bergamos, Itali.




Mediat italiane bëjnë me dije se 20-vjeçari  e kaloi mbrëmjen në Peter Pan Caffè, një bar 50 metra larg nga ku u vra, ndërsa  në momentin që kanë dalë nga lokali, nën efektin e alkoolit ka pasur një grindje mes tyre dhe shoku e ka goditur shqiptarin me shishe në kokë.

Në agimin e së Premtes 17 Janar, kufoma e tij u gjet në kanalin që përshkon Kalcion, një komunë e Bergamos që kufizohet me Urago d’Oglio.

Sipas mediave italiane, rreth orës 06:00 të mëngjesit, disa kalimtarë vërejtën pikat e gjakut në trotuar dhe më pas kufomën.

Brenda dy orësh u identifikua autori i dyshuar i krimit, njëzet vjeçari, M. M., i cili pretendohet se është shoku i viktimës u dërgua në komandën e Treviglio për t’u marrë në pyetje.

Sipas shokut të viktimës, 20 vjeçari i vrarë është Erion Morina nga fshati Drenoc i komunës së Malishevës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.