Show-Bizz

Foto/ U kap duke puthur një mashkull tjetër, reagon Arbenita: Nëse prisni të jem e përsosur harrojeni

10:15 - 18.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme në rrjetet sociale dhe media qarkulloi një video e cila i përkiste të shkuarës së modeles së njohur, Arbenita Ismajli.




Në video në fjalë, modelja shfaqej duke u puthur me një mashku tjetër,i cili quhet Kenned Tahiri. Pas publikimit të videos, Kennedi u shpreh se “Snapchat-i” i tij ishte `hakuar´ dhe si rrjedhojë video-ja është publikuar pa dijeninë e tij.

Pas `zhurmës´ që u krijua, Arbenita ka vendosur të reagojë duke sqaruar situatën.

Modelja shpreh se Kennedi ka gënjyer dhe atij nuk I kanë `hakuar´ llogarinë, pork a qënë ai I cili ka shpërndarë videon, për të marrë kështu pak famë. Po ashtu Arbenita ka deklaruar se ajo dhe reperi Fero nuk janë ndarë kurrë, por dëshirojnë ta mbajnë lidhjen e tyre sekret sepse njerëzit në përgjithësi i shkatërrojnë gjërat e bukura.

“Zakonisht nuk iu shpjegohem njerëzve për punët e mia, por ja që u bë e tepërt e duhej. Është cmenduri se si një ish mund t’i mbajë fotot e mia prej katër viteve më parë. Të shtiret se i është hakuar snapchati, dhe i përdor ato kundër meje për të më ulur dhe poshtëruar në publik. Merre famën! Por nuk të duhet kur je i prishur përbrenda! Kur jemi në pubertet jemi shumë delikatë dhe bëjmë gabime që më pas në të ardhmen qeshim me to. Unë nuk jetoj më në të kaluarën! Nëse prisni të jem e përsosur, harrojeni, nuk do të jem kurrë sepse jam njeri! Kush jeni ju për të më gjykuar gjithsesi? Merreni si ta doni por unë e dua të dashurin tim, Fero, dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë. Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete! Ku po shkoni vallë me gjithë këtë urrejtje? A është kjo arritje për ju, a janë këto ëndrrat e juaja? Ne jemi shqiptarë dhe njerëz në fund të fundit! Boll u bë poshtërimi i njëri-tjetrit dhe sidomos i femrave shqiptare”, shkruan Arbenita.

 

 

-640-0-5e22c5c423ce7 -640-0-5e22c575641c3 -640-0-5e22c5777fa8a -640-0-5e22c57e6a4b1 -640-0-5e22c857181a8
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.