AKTUALITET

Pas publikimit të videos së kryebashkiakut me kokainë/ Artan Hoxha: Jam kërcënuar me jetë

10:42 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas daljes së video ku shfaqet një kryebashkiak që merr kokainë, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se është kërcënuar.  “Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme, sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli. Por ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë.




Unë do t’i kërkoj, meqë jam në studio, Policisë së qarkut Dibër dhe Tiranë që të ketë në vigjilencë dhe në në shikim para syve sot se nëse do ketë ngjarje pas publikimit të videos po them edhe njëherë persona që do guxojnë ta bëjnë këtë, mbi ta do ketë pasoja shumë të rënda sepse kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje për ti zhdukur dhe shfarosur vetëm e vetëm që të mos publikohet ky material. Janë njerëz që ata mendojnë se mund të jenë të përfshirë në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.