AKTUALITET

Reagon sërish Lefter Alla: E dija për videon prej 1 viti, padi për Salianjin

13:27 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, reagon sërish për videon, ku shfaqet duke konsumuar kokainë.




Përmes një postimi në “Facebook”, kryebashkiaku Alla njofton se e ka ditur për ekzistencën e videos prej rreth një viti, ndërsa vijon të këmbëngulë se ajo është montuar nga partia Demokratike.

Lidhur me këtë, ai njofton se është nisur drejt Tiranës për të paditur ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili zbuloi një ditë më parë se kryebashkiaku që shfaqej në video duke thithur kokainë ishte pikërisht Alla.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”, shkruan Alla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.